Arrestime masive në një xhami të Moskës

Policia ruse dhe agjentët e sigurisë kanë arrestuar 140 persona, pas lutjeve të së premtes në një xhami të Moskës.

Në deklaratën e Agjencisë Federale të Sigurisë thuhet se në mesin e të arrestuarve janë 30 qytetarë të “vendeve të huaja”.

Shërbimi i Taxhikistanit i Radios Evropa e Lirë raporton se shumica e të kapurve janë taxhikë.

Disa nga ta janë liruar, ndërsa të tjerët mbesin në stacione të policisë.

Arrestimet ndodhin disa ditë pasi të dyshuarit për sulme në Maratonën e Bostonit janë identifikuar me origjinë nga rajoni rus i Çeçenisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat