Protesta në Preshevë: Duam Drejtësi dhe Liri

Qindra qytetarë u mblodhën sot për të protestuar në sheshin e qytetit të Preshevës kundër diskriminimit që po i bënë shteti i Serbisë shqiptarëve në Luginë. Nga kjo protestë u dërguan mesazhe të qarta faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar se shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar skajshmërish dhe se u mungojnë të drejtat themeloretransmeton Titulli.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kërkoi kthimin e lapidarit të dëshmorëve të larguar me dhunë nga xhandarmeria serbe dhe lirimin e të gjithë shqiptarëve nga burgjet e Serbisë.

Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit tha se populli po proteston sot për padrejtësitë që po i bënë shteti i Serbisë shqiptarëve në Luginë dhe se të gjithë burgosurit  duhet të lirohen.

Ndërsa ish shefi politik i UCPMB-së Jonuz Musliu, i tha protestuesve se dhuna e Serbisë nuk po ndalet ndaj shqiptarëve autokton dhe se ky shtet asnjëherë nuk po ulet e të bisedojë me neve për problemet tona.

Masës protestuese ju drejtuan edhe përfaqësues tjerë politik, ndërsa është bojkotuar nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratike Shqiptar. Gjithashtu në protestë ka munguar edhe deputeti popullor Riza Halimi.

Kuvendi Komunal i Preshevës, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme  dhe ka kërkuar lirimin e 9 shqiptarëve të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat