Sot u bë rivarrimi i 15 boshnjakëve të gjetur në një varrezë masive

Pas shumë vitesh varrosen trupat e pajetë të boshnjakëve të masakruar nga ana e serbëve në Bosnje.

Kufomat e 15 boshnjakëve të masakruar nga ana e serbëve gjatë luftës së Bosnjës të gjetur pas shumë vitesh u rivarrosën me ceremoni të varrimit të organizuar në qytetin Bratunac.

Për 15 boshnjakët e gjetur në një varrezë masive të zbuluar në pyll në afërsi të qytetit Bratunac në varrezat e dëshmorëve në Velaci u organizua një ceremoni e rivarrimit.

Ceremonia e rivarrimit të viktimave të masakrës që u organizua për të 7-ën herë filloi me këndimin e himnit kombëtar dhe kuran.

Indira Ramiç, e cila foli në emër të familjeve të dëshmorëve, deklaroi se kockat e viktimave të masakrës janë gjetur pas shumë hetimeve dhe gërmimeve të bëra.

“Asnjë e keqe e bërë nuk do të mbetet pa ndëshkim. Allahu do ti dënoj edhe ata të cilët kryen këtë masakër”, deklaroi Ramiç.

Myftiu i qytetit Tuzla, Vahid Fazlagiç u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Myftiu Fazlagiç duke bërë të ditur se gjatë luftës një numër i madh i boshnjakëve janë masakruar pa arsye deklaroi se vrasësit do ta gjejnë dënimin e tyre.

Supozohet se në qytetin Bratunac gjatë luftës së Bosnjës janë vrarë më shumë se 3 mijë myslimanë boshnjak./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat