Nikoliq fton Turqinë të mos lobojë për Kosovën

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka apeluar sot në Turqi që të mos lobojë te të tjerët për njohje të pavarësisë së Kosovës si dhe të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

"Tani nga Turqia presim që çështjen e Kosovës ta mbajë në drejtimin që e ka Prishtinën dhe që ajo të mos jetë temë e bisedave turke me partnerë të tjerë, dhe do të jem krejtësisht i hapur, sepse jam në mesin e miqve, Turqia te shtete tjera të mos përpiqet për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe as të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare", ka thënë NIkoliq në samitin trepalësh Turqi- Serbi- Bosnjë e Hercegovinë, në Ankara, njoftojnë medie të Beogradit, transmeton koha.

Ai a falënderuar B e H- në që s’e ka njohur Kosovën dhe ka shtuar se edhe pse Turqia ndër të parat e ka njohur Kosovën, marrëdhënie Turqi- Serbi kanë vazhduar përforcimin.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat