Përleshjet në qytezën kufitare Kusejr mes Sirisë dhe Libanit vijnë duke intensifikuar.
Humbje të mëdha në këto përleshje pësuan edhe militantët e Hizbullahut, të cilët përkrahin forcat e Esadit. Njoftohet se në përleshje janë vrarë 20 militantë të Hizbullahut.
Qyteza Kusejr e Humusit që është njëra prej qendrave kryesore të opozitarëve sirianë është marrë nën rrethim nga ana e forcave të Esadit, njofton trt.
Bëhet e ditur se ushtria e regjimit e përkrahur edhe nga militantët e Hizbullahut kanë vënë në dorë disa godina shtetërore në këtë qytezë.
Njoftohet se opozitarët nuk janë tërhequr nga qyteti dhe se vazhdojnë me rezistencën e tyre ndaj forcave të Esadit.
Në përleshje në fjalë janë vrarë 20 militantë të Hizbullahut të cilët luftonin në radhët e Esadit.
Opozitarët deklaruan se militantët janë vrarë mbrëmë duke tentuar të hyjnë në një zonë strategjike të qytezës Kusejr.
Ndërkaq luftimet në vend nuk janë të kufizuara vetëm në Kusejr.
Bëhet e ditur se në sulmet e forcave të Esadit të organizuara ndaj zonave të kontrolluara nga opozitarët janë vrarë 11persona.
Disa qytete janë sulmuar nga ana e ushtrisë së regjimit me tanke, mortaja dhe raketa.