Bashkësia Islame e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e plasuar se Myftiu i Kosovës, Naim, Tërnava pas takimit me gratë deputete të Parlamentit të Kosovës, ka suspendoi nga puna, imamin nga Prizreni, Irfan ef. Salihu, për gjuhën e përdorur të tij gjatë ligjëratës së ditës së premte, kundrejt gjinisë femërore.
“Bashkësia Islame e Kosovës përgënjeshtron këtë informacion të plasuar nga Rtk. Një gjë e tillë nuk qëndron, përderisa me rastin në fjalë, kryesia do të merret konform Kushtetutës së BIK-ut dhe ligjeve në fuqi. Pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të rregullta ligjore të BIK-ut, kryesia do të del me një deklaratë apo qëndrim publik për opinionin kosovar”, thuhet në reagim e BIK-ut.
