Disa maturantë preshevarë kundërshtojnë restorantin, maturën e shënojnë në xhami

Viteve të fundit, po praktikohet një gjë mjaft e dëmshme dhe aspak frytdhënëse, e që është festimi i një nate tek nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm, e ashtuquajtur si nata e maturës. Madje, kjo natë për disa është bërë pikësynim në fund vitin shkollor, varësisht nga motivet e tyre dhe dëshirat që kanë.

Ndërkohë që, një grup i maturantëve të komunës së Preshevës kanë kundërshtuar mbajtjen e mbrëmjes së maturës në  restorant, e cila tashmë është bërë tradicionale.

Këta nxënës, të cilët u lavdëruan nga një numër i madh i qytetarëve të luginës së Preshevës nuk morrën pjesë në mbrëmjen e maturës. 

Siç mësoi BujanociNet, maturantët në fjalë, zgjodhën që përfundimin e shkollimit të mesëm ta shënojnë në një mënyrë tjetër. Ky grup maturantësh dje pas namazit të xhumasë shënuan maturën e tyre në njërën nga xhamitë e fshatit Rahovicë duke falënderuar Krijuesin e gjithësisë./BujanociNet/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat