Gjakderdhja në Siri vazhduan edhe sot.
Në sulmet e fundit të forcave të Esadit kanë mbetur të vdekur 120 persona, njofton trt.
Forcat e varura nga regjimi i Esadit vazhdojnë operacionet ushtarake kundër opozitarëve në mbarë vendin.
Vijnë lajme për përleshje të ashpra ndërmjet Ushtrisë për Sirinë e Lirë dhe forcave të Esadit në lagjet periferike të Damaskut dhe përreth aeroportit ushtarak Minig në Halep.
Njoftohet se Ushtria për Sirinë e Lirë ka marrë një pikë të rëndësishme ushtarake të regjimit në hyrje të qytetit Idlib.
Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut deklaroi se opozitarët kanë vrarë në fshatin Atla afër Deyrez-it rreth 60 shiit përkrahës të regjimit.
Nga ana tjetër vazhdojnë nismat ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit në Siri.