Përplasen në Kuvend Gëzim Kelmendi dhe AAK-ja

Deputeti që është bërë lajm kohët e fundit për deklaratat kontroverse sa i përket figurës së Skënderbeut, Gëzim Kelmendi është përballur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Tensioneve midis deputetit Kelmendi dhe atyre të AAK-së u kanë paraprirë akuzat e Burim Ramadanit në drejtim të Qeverisë. Fillimisht, Ramadani ka akuzuar Qeverinë për korrupsion, ryshfet dhe për rritje të frymës ekstremiste fetare. Ai ka përmendur edhe deklaratat e deputetit Kelmendi, duke vlerësuar se Qeveria ka qenë dashur të distancohej nga këto deklarata.

Mirëpo. Këto akuza e kanë prekur shumë personazhin kryesor të këtij debati, Gëzim Kelmendi.  Duke iu referuar deputetit Ramadani, ai ka thënë se Qeveria nuk është ajo që akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë, shantazhet, haraçet dhe veprat e tjera kriminale.  Me gjithë akuzat, kryesuesi i seancës nuk ia ka dhënë të drejtën për replikë Burim Ramadanit të AAK-së. Kjo ka bërë që në debat të përfshihej edhe Donika Kadaj-Bujupi. Mirëpo, në fund, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ia ka tërhequr vërejtjen deputetit Kelmendi që të mos e ngre më në Kuvend çështjen e heroit kombëtar - Skënderbeut.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat