Imami i Xhamisë së Shenjtë, Qabes, Su’ud Esh-Shurejmi, dje në hutben e xhumasë, thirri muslimanët t’i ndihmojnë muxhahidët kundër tiranisë së regjimit të Beshar El-Esedit në Siri me të gjitha mënyrat e mundshme.
Ai, ndër të tjera, tha: “Ky është urdhri i Allahut, përgjegjësinë e së cilit e ka vënë mbi supet tona, secili ka një pjesë të përgjegjësisë për të para Allahut, qofshin ata udhëheqës, pushtetarë, dijetarë, përmirësues, mendimtarë a popuj, në mënyrë që të marrin kështu muslimanët një qëndrim të ndërgjegjshëm dhe të unifikuar përballë furtunës së vrullshme që po ndodh kundër vëllezërve tanë në Siri.
Kjo erdhi në kohën kur dijetarët islamë, gjatë një konference që u mbajt në Kajro të enjten e kaluar, lëshuan një deklaratë, ku thuhet se xhihadi në Siri është detyrë për të gjithë muslimanët./Shembulli/