Amerika po përballet me një lloj të jashtëzakonshëm të milingonave rezistente ndaj pesticideve dhe goditjeve elektrike dhe të njohura për dëmet serioze që ua shkaktojnë pajisjeve elektronike.
Rrjeti "CNN" thotë se ky lloj i milingonave ishte i njohur dikur si "milingona boronicë", kurse në ditët e sotme u bë i njohur si "milingona e çmendur”, duke vënë në dukje gjithashtu se këto milingona po shkaktojnë në Teksas humbje, të cilat arrijnë deri në 150 milionë dollarë në vit, duke shkatërruar telefonat e mençur, llaptopët, si dhe pajisje të tjera elektronike.
Pas arritjes në jug-lindje të SHBA-ve, këto milingona u përhapën me shpejtësi të madhe. Kjo gjë shkaktoi frikë te banorët e Floridas, Misisipit dhe Luizianas.
Kjo milingonë, falë vogëlsisë së saj, mund të fshihet në vendet më të vogla, gjë që e bën më të lehtë për të fshehjen në aparate elektrike, ku në brendësi të gllabërojë tela të lartë. Kur një milingonë e tillë ngordh lëshon një erë, e cila mund të tërheqë me mijëra milingona të këtij lloji dhe të futen kështu brenda pajisjeve./Shembulli/