73 oficerë dezertuan nga ushtria e Besharit

Damask, 15 qershor – Shtatëdhjetetre oficerë të lartë ushtarakë, përfshirë shtatë gjeneralë, kanë dezertuar nga ushtria e Beshar El-Esedit dhe kanë kërkuar strehim në Turqi.

Sipas gazetës turke “Sabah” këta oficerë arritën në fshatin Bükülmez të qytetit Reyhanlı. Pasi mbaruan hetimet ndaj tyre, Forcat e Sigurisë i dërguan në kampin Apaydın, i cili është i posaçëm për ushtarët sirianë që dezertojnë nga ushtria e Besharit dhe familjet e tyre.

Ky dezertim i madh ndodhi pak kohë pas deklaratës së dijetarëve muslimanë, e cila u lëshua të enjten e kaluar në Kajro të Egjiptit, ku ndër të tjera thuhej: “Ua kujtojmë pjesëtarëve të ushtrisë siriane se gjaku i të pafajshmëve është i ndaluar të derdhet, si dhe të mos kenë besim e të mbështeten te njerëzit kriminelë e të padrejtë. Ata duhet të tërhiqen gjithsesi nga frontet e vrasjes kundër popullit, si dhe t’u bashkohen radhëve të popullit të tyre për luftë kundër pushtetit kriminel sektar.”/Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat