Në Irak po shkruhet Kurani më “i gjatë” në botë

Në qytetin Nejef në Irak, një grup prej katër kaligrafist po mundohet të shkruaj Kuranin më të “gjatë” në botë.

Katër kaligrafist, në ditë harxhojnë nga 15 orë për të shkruar dhe krijuar “librin më të gjatë të shenjtë islam”.

Po ashtu, me këtë punë ata duan të regjistrohen në librin e rekordeve të Ginesit.

I tërë projekti është i financuar nga Ministria e Kulturës e Irakut dhe Komisioni për dorëshkrime dhe botime.

Një nga kaligrafistët i cili punon në këtë projekt Huseinel-Harsan, ka deklaruar se përgatitjen e Kuranit, i cili do të jetë në formë të spirales në i vendosur në konstruksion të metaltë, me gjatësi prej 5,5 metrave dhe gjerësi prej 1 metër, do të harxhohen 13 mijë metra, gjegjësisht 9 ton letër.

Ai ka shtuar se anëtarët e grupit, veç më kanë një vit që po punojnë në shkrimin she zbukurimin e librit të shenjtë, duke theksuar se kanë përfunduar vetëm dy të tretat e gjithë punës.

Më parë vetëm kaligrafisti iranian, Ali Riza Setari, ka shkruar Kuran me gjatësi prej 1,7 metrave dhe gjerësi 400 centimetra dhe ka hyrë në librin e Ginesit si Kurani më i gjatë në botë./milingona/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat