Shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit ushtarak në Damask

Në afërsi të aeroportit ushtarak në kryeqytetin Damask ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Njoftohet se nga shpërthimi që ndodhi jashtë aeroportit ushtarak në Mezze, janë vrarë ose plagosur 20 ushtarë të forcave të Esadit, transmeton trt.

Opozitarët sirianë njoftuan se sulmi është kryer me autobombë.

Autobomba u hodh në erë në pikën e kontrollit të vendosur në rrugën që shpie në aeroport që përdoret nga njësitë elite të Esadit.

Ndërkohë që në vend të ngjarjes janë dërguar një numër i madh i autoambulancave rruga është mbyllur për qarkullim.

Bëhet e ditur se aeroporti në fjalë përdoret edhe si aeroport privat nga ana e familjes së Esadit.

Opozitarët sirianë tërheqin vëmendjen se në të kaluarën nga aeroporti janë hedhur raketa në lagje përreth.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat