Një ish-këngëtar i famshëm Libanez, i cili është i është kthyer fesë islame në besimin syni do të nxjerri në shitje shtëpinë e tij për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Sirianë në luftimin e regjimit sirian. Këtë deklaratë, fadhel al-Shaker e ka dhënë këtë javë gjatë një interviste në një kanal televiziv libanez, transmeton medialajm.
“Unë fle në terren vetëm për t'i ndihmuar revulucionit sirian”, ka thënë fadhel al-Shaker per kanalin e Al-Jadeed TV.
Shaker e ka refuzuar prezantimin që i është bërë në televizion si “artist”duke thënë se ai preferon t’a therrasin në emër ose “Haxhi”, titull ky që i jepet një myslimani që është kompletuar me Haxhin në Mekë.
Ish-këngëtari e pranoi faktin se ai e di se si te përdori armët, megjithatë, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi faktin nëse do të bashkohet me luftëtarët e opozitës në Siri. Duke përshkruar zërin e tij si një “dhuratë nga Zoti “, ai tha se do të vazhdojë të këndojë vetëm këngë fetare islame.