Izraeli nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve, sepse kjo nuk është në interesin kombëtar të Izraelit, thuhet në një artikull të botuar në Jerusalem Post, njofton Telegrafi.
Përkrahësit e njohjes së Kosovës, që japin shumëllojshmëri të argumenteve që nga historia e deri tek të drejtat e njeriut, vlerësojnë se është në interesin kombëtar të Izraelit të bashkohet me shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
"Nëse Izraeli e njeh Kosovën, kjo do të përkeqësonte marrëdhëniet tona me Serbinë dhe do t’i jepte një goditje të rënd kësaj miqësie të rëndësishme”, thuhet në artikullin me titull: “Thuaj ‘jo’ Kosovës”.