Ushtria rrëzon qeverinë e Mohammed Morsit

Mohammed Morsi, tashmë nuk është më president i Egjiptit, pasi gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrezimin e tij nga pushteti, pas nje grushti shteti të udhëhequr prej ushtrisë. Duke cituar burime brenda Egjiptit, "CNN" thotë se pritet të jetë opozitari properëndimor e liberal El-Baradei, ish-drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ai që do të kryesojë një qeveri tranzicioni të përkohshme.

Një zëdhënës i Vëllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, ka njoftuar në Twitter se një “grusht ushtarak shteti” ishte në zhvillim e sipër në Egjipt. Mona al Qazzaz, ka deklaruar për BBC se: “Frika ime më e madhe është t’i kthehemi një shteti ushtarak. Ushtria nuk duhet të bëhet pjesë e skenës politike”.

Ndërkohë, burime të tjera nga vendi i ngjarjes njoftojnë në rrjetet sociale se protestuesit rivalë kanë filluar të gjuajnë me gurë njëri-tjetrin. Korrespondentët e BBC kanë raportuan gjate pasdites për një rritje të pranisë ushtarake në kryeqytet dhe për autoblinda që lëvizin nëpër rrugë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat