Kajro: Ushtarët hapin zjarr ndaj protestuesve pro-Morsit

Në kryeqytetin e Egjiptit njoftohet për të shtëna, gjatë një përleshjeje midis përkrahësve të presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi dhe trupave qeveritare, ndërkohë që në të gjithë vendin thuhet se ka patur përplasje të ngjashme. Sipas disa njoftimeve të pakonfirmuara, ka patur edhe të vdekur.

Dëshmitarë okularë thonë se ushtarët hapën sot zjarr ndaj protestuesve pro-Morsit, të cilët po përpiqeshin të marshonin drejt ministrisë së mbrojtjes. Ata thonë se kishin parë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë.
Mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën pranë një xhamie të Kajros duke protestuar kundër ushtrisë, me thirrjet se do ta mbështesin Presidentin Morsi deri në vdekje. Ushtria e rrëzoi Presidentin Morsi të mërkurën, një vit pas zgjedhjes së tij, dhe pezulloi kushtetutën, duke thënë se e ndërmori këtë hap për shkak të rrezikut të një kryengritjeje popullore.

Një predikues i Vëllazërisë Myslimane të Presidentit Morsi tha se shumë njerëz janë gati të marshojnë kundër ushtrisë, por qëllimet e tyre janë paqësore. Vëllazëria Myslimane i ka dënuar veprimet e ushtrisë si një grusht shteti ushtarak i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm.

Shumë udhëheqës të këtij grupi janë vënë nën arrest shtëpiak, ndërsa Presidenti Morsi thuhet se ndodhet në paraburgim ushtarak./bs/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat