Shfaqet në tubim lideri i Vëllazërisë Myslimane

Udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane, Mohammad Badie, i cili është thënë se ndodhet nën arrest shtëpiak, është shfaqur në një tubim në Kajro, të mbajtur në mbështetje të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, transmeton rel.

Badie u ka thënë demonstruesve se raportet për arrestimin e tij janë gënjeshtra.

Paraqitja e tij ka ndodhur pak kohë pasi forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj një grupi të mbështetësve të Morsit, të cilët kanë bërë përpjekje të marshojnë drejt kazermës ushtarake në Kajro, ku besohet se është duke u mbajtur Morsi.

Sipas raporteve të disa mediave, tre protestues kanë humbur jetën.

Ndërkohë, presidenti i përkohshëm, Adli Mansour, ka urdhëruar shpërbërjen e parlamentit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat