MASHT jep për kishën 400 mijë euro

U bë zhurmë kur u rrënua shkolla ”Zhevdet Doda” për t’u zëvëndësuar me Kishën Katolike ”Nënë Tereza”, kurse tash Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë del që ka ndihmuar kishën për ta paguar shumën për truallin e caktuar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ipeshkëvia në Prizren thuhet se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës është caktuar lokacioni për ndërtimin e objektit të Katedrales Katolike në Prishtinë në sipërfaqe prej 1.30 h.

“Vendimi në fjalë ka obliguar Kishën Katolike që të kompensojë shfrytëzimin e këtij lokacioni me shumën prej 1.250.000,00 (Një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro) Euro. Nga shuma e lartshënuar 850.000,00 Euro janë paguar nga Kisha Katolike kurse me tjerat ka participuar Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka aprovuar alokimin e parcelës nr. 7355, për shfrytëzim afatgjatë, duke u bazuar edhe në Kërkesën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës (dt. 26 maj 2008)”, thuhet në komunikatë .

Nga kjo del se Kisha Katolike e ka kompensuar parcelën në fjalë dhe është pronare legjitime e saj./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat