Pas 20 vjetëve, Izraeli liroi disa të burgosur palestinezë

Izraeli ka liruar nga burgjet e saja 26 të burgosur palestinezë, si pjesë e bisedimeve paqësore që pritet rifillojë të mërkurën.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka mirëpritur 11 të liruarit në Bankun perëndimor përderisa 15 të tjerët në Gaza u pritën nga turma të mëdha njerëzish.

Përfaqësues të Izraelit dhe Palestinës do takohen në Jerusalem për të rifilluar bisedimet për paqe.

Izraeli është pajtuar të liroj edhe 78 të burgosur si pjesë e një marrëveshjes.

“Festa ka filluar në Bankun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës për të mirëpritur të lriruarit. Shumica e tyre ishin në burg që 20 vite” ka shkruar të mërkuren BBC./ig/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat