Burimet mediatike njoftuan për 17 të vdekur në sheshin "Adeviye", ku protestuesit janë vendosur që prej më shumë se një muaji për të kërkuar kthimin e Mursit, të rrëzuar dhe të arrestuar nga ushtria më 3 korrik.
"Dy anëtarë të forcave të sigurisë kanë mbetur të vdekur gjithashtu", theksoi Ministria e Brendshme egjiptiane në një komunikatë./trt/