Al Jazeera Live:
Doktor Jahja Makkia koordinatori i spitalit fushor Rabia Adevie konfirmon se numri i te vrareve eshte mbi 2300 dhe i te plagosurve mbi 10 000... deficit i theksuar ne konditat dhe mundesite medicinale dhe vijimi bllokimit, rrethimit dhe sulmit te sheshit nga forcat e policiise dhe ushtrise puçiste...
------------
Shpallet gjendja e jashtëzakoshme, 2300 të vdekur në Egjipt (FOTO)
Bilanci i vitkimave supozohet se është tragjik, të paktën Vëllazëria Myslimane pretendon se ka të dhëna që tregojnë për 2200 të vdekur dhe rreth 10 mijë të plagosur në protestat që kanë përfshirë Egjiptin.
Vetëm ditën e sotme kanë vdekur të paktën 124 manifestues pas operacionit policor për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit të larguar Mohamed Morsi në Kajro.
Për këtë arsye presidenca egjiptiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në të gjithë vendin. Madje ajo ka urdhëruar forcat e armatosura që të ndihmojnë Ministrinë e Brendshme në vendosjen e sigurisë në vend.
Mes të vrarëve raportohet që të jenë edhe një operator dhe gazetare. Kameramani i "SkyneWs" Mick Deane 61 vjeç dhe gazetarja 26 vjeçare e "Xpress", Habiba Ahmed Abd Elaziz janë vrarë gjatë përleshjes së protestuesve dhe forcave të policisë. /albeu/
{gallery}images/stories/shembulli/zfotoshtese/egjipt_masakra{/gallery}