Fjalët e shejh Muhamed Hasanit në sheshin Rabia në Kajro, përpara se të binte në tokë (alivanosej) prej gazrave:
I drejtohem çdo individi në ushtri dhe polici; Pasha Allahun nuk keni asnjë justifikim përpara Zotit.. Pasha Allahun nëse ju nuk i mbështesni ata (pushtetarët) s'mund të bëjnë padrejtësi.
Kur xhelati godiste shejh el-islam-in Ibni Teijmijen, i thoshte; Të lutem më fal, se unë jam thjeshtë i urdhëruar ta bëj këtë gjë. Ndërsa Ibni Tejmija, Allahu e mëshiroftë, i thoshte: Pasha Allahun po mos të ishe ti as ata s'do bënin padrejtësi.
Zoti ushtrinë e faraonit e mbyti së bashku me faraonin, sepse e ndihmuan faraonin në padrejtësi.
Zbrisni në sheshet e Egjiptit… mos i lini vëllezërit tuaj… mos t’ju verbojë militantizmi e as urrejtja ndaj ndonjë grupacioni të caktuar, që të shihni realitetin siç është!!!
Ndoqëm çdo rrugë që gjakrat mos derdheshin dhe kriza të zgjidhej…
Erdha sot jo për te mbajtur fjalim, por për t'u thënë se: "Gjaku im nuk është më i shtrenjtë se gjaku juaj".