Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan reagoj ashpër ndaj masakrave që vazhdojnë në Egjipt dhe kritikoi shoqërinë ndërkombëtare për heshtje.
Duke thënë se “Ata që sot heshtin ndaj ngjarjeve në Egjipt nesër nuk mund të flasin kur i vjen radha atyre”, Kryeministri Erdoan dërgoi një mesazh edhe vendeve të Gjirit, ndërsa theksoi se “Edhe Kombet e Bashkuara nuk kanë fytyrë të shikohen në pasqyrë”.
Reagimin e tij ndaj masakrave të jetuara në Egjipt, Kryeministri Erdoan e shprehu edhe njëherë nga qyteti Bursa.
Erdoan gjatë fjalimit të tij kritikoi ashpër posaçërisht vendet perëndimore dhe të Gjirit.
Kryeministri tha se udhëheqja e grusht shtetit mori ndihma 16 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se ata që ndihmuan janë partnerë të udhëheqjes në fjalë.
Ai gjithashtu iu përgjigj kritikave të udhëheqjes së grusht shtetit të bëra ndaj Turqisë.
Duke e bërë të ditur se ata duan që Turqia ti mbyll sytë ndaj masakrës, grusht shtetit, të shkelë parimet e saj, të shkelë ndërgjegjen, Erdoan tha: “Ata të cilët heshtën për të shtënat ndaj njerëzve të cilët kërkonin drejtësi, të cilët miratuan një gjë të tillë me heshtje, të cilët inkurajojnë duke heshtur do të ballafaqohen me ndërgjegjen e tyre për gjakderdhjen e krijuar. Aktualisht në Egjipt kryhet një terror shtetëror”.
Ndërsa në lidhje me rrethimin ndaj xhamisë El Fetih, Kryeministri Erdoan tha se faltoret e njerëzve janë të pafajshme, por këta shkatërrojnë xhami dhe kisha në Egjipt, ndërsa Beshar dhe Sisi nuk kanë dallim prej njëri-tjetrit.
Kryeministri preku edhe në pretendimet se Vëllezërit Myslimanë i vënë zjarrin kishave tha se mediat ndërkombëtare janë duke i shtrembëruar ngjarjet, ndërsa tërhoqi vëmendjen në skenarë që duan të luajnë mbi Turqinë dhe rajonin.
Ndërkaq Erdoan bëri të ditur se përpjekjet për ndaljen e gjakderdhjes në Egjipt vazhdojnë dhe kritikoi ashpër edhe Kombet e Bashkuara.
Duke thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë fytyrë të shikohen në pasqyrë, Kryeministri Erdoan tha: “Nuk ishin në gjendje as ti dënojnë këto ngjarje. Ata të cilët sot heshtin ndaj Egjiptit, nesër nuk mund të flasin kur ju vjen radha atyre”.
Ai gjithashtu vuri theksin mbi lojërat që luhen mbi Turqinë dhe shtoi se nuk do të japin rast kurtheve të tilla./trt/