Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare ndaj masakrës në Egjipt

Reagimet ndaj puçistëve shprehen përmes manifestimeve protestuese që organizohen në mbarë botën.

Me mijëra myslimanë që jetojnë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dolën në rrugë për të protestues masakrën në Egjipt.

Botën perëndimore për qëndrimin e heshtur që vazhdon të mbajë ndaj zhvillimeve në Egjipt e kritikuan edhe myslimanët gjermanë.

Mbështetje për protestuesit në Egjipt erdhi edhe nga tubimet e organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irak dhe Kuala Lumpur.

Njoftohet se me një shqetësim në rritje është duke ndjekur zhvillimet në Egjipt edhe lideri shpirtëror i katolikëve Papa Françesku, i cili vazhdon të falet për ndalimin sa me shpejt të dhunës në këtë vend.

Masakra e Egjiptit u dënua edhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kubë.

Kurse qeveria libiane bëri të ditur se “nuk është pozicionuar pranë ose kundër ndonjë pale të çfarëdoshme në Egjipt”.

Ndërkaq përpara konsullatës së Egjiptit në qytetin Bengazi të Libisë ndodhi një shpërthim. Mësohet se në ngjarje nuk pati humbje në jetë njerëzish.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat