Erdogan: Izraeli e rrëzoi Morsin

Kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdogan sot ka akuzuar Izraelin se qëndron pas grusht shtetit në Egjipt dhe burgosjes së presidentit legjitim Muhamed Morsi.

"Për Egjiptin thonë se demokracia nuk gjente në kutinë e votimit. Kush qëndron pas kësaj? Izraeli", citohet Erdogan.

"Kemi prova për këtë", vazhdnë kryeministri turk, duke e cituar deklaratën e ministrit izraelit të drejtësisë të mbajtur në Forumin e vitit 2011 në Francë ku ai kishte thënë se Vëllezërit musliman të Morist nuk do të munden të qëndrojnë në pushtet edhe po t'i fitojnë zgjedhjet.

Morsi vitin e kaluar u zgjodh si presidenti i parë demokratik në Egjipt, por muajin e kaluar u largua nga posti me anë të grusht shtetit ushtarak. /albtime/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat