Masakër me armë kimike në Siri

Opozitarët në Siri njoftuan se forcat e Esadit kanë përdorur armë kimike në mënyrë intensive në lagjet periferike të kryeqytetit Damask, ndërsa numri i të vrarëve është mbi 600 persona.

Në sulmin që u organizua në orët e hershme të mëngjesit deri sa njerëzit ishin në gjumë janë plagosur edhe me mijëra persona të tjerë.

Ndërsa regjimi i Sirisë, përgënjeshtroi këto lajme.

Dy grupe të ndara opozitare njoftuan se forca e Esadit hodhën raketa me armë kimike në Damask, ndërsa lagjet lindore dhe jugore të kryeqytetit në këto dy vitet e fundit janë duke u bombarduar në mënyrë intensive.

Sipas deklaratë së bërë nga Qendra për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër, deklaroi se në këtë sulm janë vrarë me dhjetëra persona.

Komiteti i Koordinimit Vendor në Siri tha se numri i të vrarëve është 635.

Komiteti gjithashtu tha se për shkak të mungesës së materialeve mjekësore nëpër spitale fushore në këtë zonë mund të vijë deri tek shtimi i numrit të të vdekurve, ndërsa këtë akt e cilësoi si masakër.

Edhe Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar në Siri tha se forcat e regjimit kanë sulmuar me armatim të rëndë dhe se këto sulme vazhdojnë ende në disa zona të ndryshme të qytetit.

Halid Mahmud njëri prej mjekëve në këtë zonë tha se arma që përdorën forcat e Esadit është gazi sarin.

Mahmud tha se të plagosurit kanë vështirësi në frymëmarrje, vjedhje, zvogëlim të bebëzave të syve, humbje të vetëdijes ndërsa shtoi se kanë nevojë për ndihma urgjente në materiale mjekësore.

Një delegacion i Kombeve të Bashkuara ndodhet në kryeqytetin Damask për të hetuar pretendimet për përdorimin e armëve kimike./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat