Një gjykatë në Egjipt ka urdhëruar lirimin nga akuzat për korrupsion të ish-presidentit Hosni Mubarak.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai do të lirohet sot. Kjo pasi që prokuroria ende mund të apelojë vendimin e gjykatës.
85 vjeçari gjithashtu po rigjykohet lidhur me akuzat për përfshirje në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes që çoi në përmbysjen e tij nga pushteti në vitin 2011.
Vitin e kaluar, ai është dënuar me burg të përjetshëm, mirëpo pas apelimit kundër këtij vendimi, është urdhëruar rigjykimi i tij.