Gjeorgji, muslimanët protestuan kundër largimit të minaresë

Qindra myslimanë të Gjerogjisë janë tubuar sot në kryeqytetin Tbilisi për të protestuar kundër largimit të minaresë së një xhamie në fshatin Chela, në provincën Samtskhe-Javakheti, transmeton rel.

Gjatë largimit të minaresë, dje një grup i myslimanëve ishin përpjekur ta bllokonin aksionin, por policia me forcë i kishte shpërndarë protestuesit, dhe i ka arrestuar 21 vetë.

Ministria e financave tha se minareja është larguar për inspektim, për të verifikuar nëse materialet e shfrytëzuara për ndërtim ishin deklaruar, kur ato janë importuar nga Turqia, në muajin korrik.

Myftiu i Madh në Gjeorgji, Jemal Paksadze, e ka dënuar largimin e minaresë, duke vlerësuar se kjo është shkelje e të drejtave të shtetasve të Gjeorgjisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat