Bashkësia Islame e Kosovës ndërron Kushtetutën e vet

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme të rregullt, shqyrtoi Draftin e Komisionit Kushtetuese për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Kushtues, Xhavit Qerimi para kuvendarëve dha një raport të detajuar për punën e Komisioni që nga themelimi, hartimi i drafti, diskutimit publik nëpër këshillat e BIK dhe institucionet e BIK, si dhe përpilimin e draftit përfundimtarë.

Kryetari i Komisionit, Xhavit Qerimi tha se drafti ka qenë i gatshëm nga viti 2011, por ka qenë refuzimi kategorik i ish- kryetarit që nuk është vënë në rend dite deri më sot në Kuvendin e BIK, njofton kumtesa nga BIK, transmeton koha.

Me votim, kuvendarët vendosën që kushtetutën ta lexojnë nen për nen, ku krahas draftit të Komisionit Kushtetues, kuvendarët propozuan ndryshimin dhe plotësimin edhe të disa neneve tjera.

Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra delegatët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës me shumicë absolute të votave miratuan ndryshimet në Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat