Qeveria holandeze do të paguaj dëmshpërblim për viktimat e Srebrenicës

Holanda përcaktoi dëmshpërblimin që do ti paguaj viktimave të Srebrenicës. Për tre nga viktimat e masakrës, Holanda do tu paguaj familjeve gjithsej 80 mijë euro.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Holandës se ky vend është përgjegjës për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë, të cilët u vranë në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, qeveria holandeze, përcaktoi shumën e dëmshpërblimit që do tu paguaj familjeve të viktimave.

3 familjarëve të viktimave do tu paguhen nga pak më shumë se 20 mijë euro pra gjithsej 80 mijë euro dëmshpërblim. Në vitin 2002 filloi përpjekja ligjore e familjarëve të Hasan Nuhanoviç i cili ishte përkthyesi i njësisë ushtarake holandeze që luante rolin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Bosnje Hercegovinë dhe që u dorëzua nga ushtarët holandezë tek serbët si dhe elektricistit Rizo Mustafiç i cili u vra teksa ishte duke punuar tek kjo njësi ushtarake.

Çështja u shqyrtua në Tribunalin e Hagës dhe u përcaktua se të tre viktimat myslimane vdiqën nën përgjegjësinë e qeverisë holandeze si dhe u vendos që familjet e tyre të dëmshpërblehen.

Në vitin 1995, shumë boshnjakë që ishin strehuar në njësinë e ushtarëve holandezë, ju dorëzuan forcave serbe në krye të të cilëve ishte Gjeneralin Ratko Mladiç dhe kjo rezultoi me një masakër të përgjakshme. Ndërkaq vazhdon gjykimi i Mladiç në Tribunalin e Hagës për Krimet në Ish-Jugosllavi i cili mbahet përgjegjës për masakrën e Srebrenicës ku u masakruan rreth 8 mijë myslimanë boshnjakë./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat