Shirat e pareshtura të kësaj jave kanë bërë që shumë pjesë të Kosovës të përfshihen nga vërshimet. Deri më tani komunat më të prekura janë ato të Podujevës dhe Vushtrrisë, Prishtinës, Gjilanit,Vitisë dhe Kllokotit.
Ndërkaq, Forcat e Sigurisë së Kosovës, pas kërkesës së kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti kanë bërë zhbllokimin e disa rrugëve të bllokuar nga uji në disa fshatra të Prishtinës./rtk/