Batllava mbushet për 7 metra

Batllava mbushet për 7 metra

Batllava mbushet për 7 metra

Pas reshjeve të shiut që kanë rënë ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar mjaftë dëme materiale, por një rezultat pozitiv e kanë sjellë këto reshje. Falë këtyre reshjeve edhe niveli i ujit në liqenin e Batllavës është ngritur për 7 metra.

Këtë gjë e bëri të ditur i par i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në një konferencë për medie.

“Batllava ka ngritje gati 7 metra dhe do të mbushet tërësisht në ditët në vijim e poashtu edhe Badoci ka ngritje të konsiderueshme. Sipas përgjegjësve të ujësjellësit, nuk ka ndodhur asnjë herë që të ketë ngritje kaq të madhe të nivelit të batllavës brenda 24 orëve, që i bie se vetëm për një ditë për 3 metra është shtuar niveli i ujit në Batllavë”, ka deklaruar Ahmeti, i cili shtoi se në Badoc është ndalur prurja e ujit nga Ujmani pasi që sipas Ahmetit, për shkak të të reshurave uji nuk është i pastërt siç ka qenë.

Detajet nga konferenca e sotme do ti mësoni pas pak, të cilat do ti sjellë gazetarja jonë Valmira Halimi./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat