Gjatë seancës së sotme Kuvendi i kosovës pritet të diskutoj zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e një Gjykate Speciale e cila do të trajtojë pretendimet për krime lufte të kryera nga UÇK gjatë luftës në Kosovë.
Seanca plenare që do të nisë në orën 10:00, dhe do të ketë në agjendë vetëm dy pika të rendit të ditës.
Pika e parë ka të bëje me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Ndërsa pika e dytë ka të bëjë me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e këtij misioni.
Të dyja projektligjet përmbajnë dispozita për themelimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që dalin nga një hetim i bazuar në raportin e senatorit Dick Marty, ku pretendohet për krime që mund të jenë kryera nga disa individë brenda radhëve të UÇK-së.