Shkrimtari i njohur serb, Dobrica Cosic, në një intervistë për mediat serbe, duke folur për çështjen e Kosovës, ka thënë se, për Serbinë, Kosova është e humbur.
Sipas tij, “a është kjo përfundimtare, tani për tani nuk mund të gjykohet, sepse askush nuk e din se si mund të ‘ndryshoj’ historia ballkanike dhe evropiane në dekadat ose shekujt e ardhshëm”.
“Për mendimin tim, çështja e Kosovës është e zgjidhur. Kjo domethënë se ajo nuk është më ‘krahina jugore serbe’. Ne, në luftë me shqiptarët e kemi humbur Kosovën”, ka thënë Cosic, raporton “pravda.rs”.
“Gjeneratën e re në Serbi mund ta këshilloj që mos të shpenzojë kohë në çështjen e Kosovës, sepse historia tanimë e ka zgjidhur”, ka thënë Cosic.
Duke vazhduar mesazhin për gjeneratën e re në Serbi, ai ka thënë se “ju nuk jeni në gjendje për të ndikuar në rezultatin e saj”.
“Unë nuk e di nëse politika aktuale e qeverisë do të merret me këtë punë. Sipas mendimit tim, kur i kam dëgjuar duke folur për këtë temë, dukej se ata nuk ishin shumë kompetent”, ka përfunduar Cosic. /Telegrafi/
