Mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës kanë migruar jashtë vendit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot një raport në të cilin bie në sy numri i lartë i qytetarëve kosovarë që kanë emigruar jashtë vendit. Sipas Agjencisë janë mbi 700 mijë persona jashtë Kosovës. Në kuadër të kësaj shifre janë futur edhe fëmijët e lindur jashtë Republikës së Kosovës.

Shteti ku kanë migruar më shumë kosovarët është Gjermania me 35.25 për qind, e më pas Zvicra me 22.94 për qind. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili është bërë në vitin 2011, popullsia rezidente në Kosovës është 1,780,021 banorë. /albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat