Brazil, vritet koloneli i torturave

Një ish-kolonel i ushtrisë braziliane, që pranoi torturat dhe vrasjet e të burgosurve politikë gjatë regjimit ushtarak të viteve 80, është gjetur i vdekur. Paulo Malhes, 76 vjeç, është vrarë nga tre persona që hynë në shtëpinë e tij jashtë Rio de Zhaneiros.

Muajin e kaluar ai kishte thënë se kurrë nuk ishte penduar për vrasjen e “aq njerëzve sa duhej” dhe për torturat që kishte ushtruar ndaj shumë të tjerëve. Rreth 500 persona u zhdukën ose u vranë në Brazil kur vendi qeverisej nga regjimi ushtarak mes viteve 1964-1985. Shumë prej tyre u mbajtën në burgim dhe u torturuan, përfshirë këtu presidenten aktuale të vendit Dilma Rousseff.

Sipas bashkëshortes së tij, koloneli Malhaes u mbyt nga tre persona që hynë në shtëpinë e tij. Policia tha se personat në fjalë kishin vjedhur kompjutera dhe disa armë.

Avokati i njohur brazilian Wadih Damous deklaroi se agresorët mund të ishin në kërkim të dosjeve sekrete që koloneli zotëronte. Muajin e kaluar koloneli Malhaes u shfaq në Komisionin Kombëtar të së Vërtetës, që po heton abuzimet e së kaluarës në Brazil. /Indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat