Presidenti Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake, nëse është e domosdoshme për t’i mbrojtur aleatët e vet në Azi dhe i ka tërhequr vërejtjen Koresë Veriore, që të mos kërcënohet me sulme atomike.
Këto komente zoti Obama i bëri sot gjatë fjalimit para ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të vendosur në Korenë Jugore.
Ai e ka dënuar Korenë Veriore, duke e vlerësuar si “shtet të izolur”, programi bërthamor i të cilit është “rrugë që çon vetëm në izolim të mëtejshëm”.
Kufirin ndërmjet dy Koreve, zoti Obama e ka përshkruar “si zonë të lirisë”.
Këto komente u bënë bnë periudhën kur ka shqetësime të larta se Pheniani po përgatitet ta kryej një provë të armatimit atomik, citon rel.
Një agjenci monitoruese e Shteteve të Bashkuara ka thënë se pamjet satelitore tragojnë aktivitete në një terren atomik të Koresë Veriore, që zakonisht i paraprijnë testit.