Tribunali pret ndryshimin e Kushtetutës

Deputeti i PDK-së Arsim Bajrami, ka qenë vetëm njëri nga shumë përfaqësues të popullit që të mërkurën ka shfaqur dilema të mëdha, kur deputetëve të Kuvendit të Kosovës u është kërkuar të votojnë për krijimin e Gjykatës Speciale e krahas saj edhe për zgjatjen e mandatit të EULEX-it. 

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, në cilësinë e ekspertit, gjatë fjalimit të tij ka thënë se dokumenti për të cilin ishin ftuar të votojnë dhe i cili do të krijonte Gjykatën Speciale që do t'i hetojë të gjeturat e hetimeve për raportin e Dick Martyt, ka elemente që bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar atij e as 88 deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës, që të votojnë pro krijimit të Gjykatës Speciale. Në fakt, Bajrami, dhe ekspertët tjerë kushtetues që pretendojnë shkeljen e saj kanë të drejtë. Gjykata Speciale, mënyra se si do të emërohen gjykatësit në të dhe disa elementë të tjerë dalin jashtë përshkrimit që bën akti më i lartë juridik i vendit.

Për këtë është diskutuar edhe në të paktën dy takime që liderët e partive kanë pasur para votimit për Tribunalin. Aty është sqaruar se në të ardhmen, para se gjykata të fillojë së funksionuari, do të duhet ndryshimi, gjegjësisht amendamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Tribuna/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat