Në Repartin e Kardiologjisë Invazive tw Qendrës Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) për herë të parë është kryer intervenimi tek pacientja me infarkt akut inferior.
Ndërhyrja është kryer nga dr. Sami Gjoka, Shef i Kardiologjisë Invazive dhe dr. Agim Krasniqi, të asistuar nga infermierët Alberie Thaçi, Gëzim Zeqiri, Xenë Musuri dhe Ruzhdi Tahiri.
Pacientja që ka përfituar nga kjo ndërhyrje është Nakije Bajraktari, të cilës fillimisht i ishte bërë koronarografia e cila kishte rezultuar me mbyllje të arteries së djathtë dhe menjëherë i ishte vendosur stenti.
Pacientja, pas qëndrimit një ditor në Klinikë, është lëshuar për në shtëpi.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë bashkë me profesionistët shëndetësorë të Klinikës së Kardiologjisë, po bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ofrohet shërbimi 24-orë, për pacientët me infarkt akut.
Në Klinikën e Kardiologjisë, gjegjësisht në Kardiologji Invazive, pas furnizimit me stenta dhe material shpenzues në vazhdimësi bëhet kryerja e koronarografive dhe vendosja e stentave, përderisa kjo është ndërhyrja e parë tek pacientja me infarkt akut. /Telegrafi/