Sulmohen dy vetura të EULEX-it në veri të Kosovës

Dy vetura të misionit EULEX, janë sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, kur po lëviznin në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sonte rreth orës 20:00 dy automjete të EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri duke pësuar dëme materiale", thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni EULEX, transmeton shekulli.

"EULEX-i e dënon ashpër këtë sulm. Task-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për t’i kapur autorët e këtij akti."

"Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që kanë informacion lidhur me rastin ta kontaktojnë Task-Forcën e Mitrovicës në këtë numër: 038 512 638", ka përfunduar EULEX-i.

Çdo sulm kundër EULEX-it, sipas komunikatës, është sulm kundër Bashkimit Evropian.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat