Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit duke thënë se kjo e fundit po bënë diferencime.
Ahmeti ka krahasuar mbylljen e shkollave në komunën e Prishtinës dhe atë të Skenderajt.
Ai përmendi rastin në kryeqytet kohë më parë për mbylljen e shkollave për shkak të naftës si dhe mbylljen e shkollave për nder të ditëlindjes së kryeministrit, Hashim Thaçit.
“Kur i mbyllem shkollat për çështje sigurie, Ministria mbante konferenca çdo ditë se si komuna nuk mund të mbyll shkolla. Kur i mbyllen në Skenderaj për ditëlindje të kryeministrit, këshilltari i ministrit thotë se kjo është kompetencë e komunës dhe se nuk është humbje e madhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.