Vuçiç do të kryesoj bisedimet me Kosovën

Është mbajtur sot mbledhja e Kuvendit të Serbisë në përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Aleksandar Vuçiç, i cili do të krijojë qeverinë e re serbe gjatë fjalës së tij u shpreh se ai personalisht do të udhëheqë bisedimet për Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Në ekspozenë e tij të gjatë katër orë, kreu i ri i qeverisë serbe bisedimet e deritashme me Kosovën i renditi ndër pesë sukseset që ka arritur qeveria e kaluar, në të cilën ai ishte në postin e zëvendëskryeministrit të parë.

“Marrëveshja me Prishtinën ishte një nga sukseset e qeverisë së mëparshme dhe në të ardhmen unë nuk do të largohem nga problemi i Kosovës dhe as nuk do të fus kokën në rërë”, u shpreh Aleksandar Vuçiç para deputetëve. /albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat