Thaçi dhe Jahjaga në shenjtërimin e dy Papëve

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe deputetja Justina Shiroka – Pula, po marrin pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të dy Papëve, transmeton rtv21.

Kryeministri Thaçi në rrjetin social facebook ka shkruar se Papa Gjon Pali II ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe Kosovës.

“Përkrahja e tij për çlirimin e Kosovës më 1999 dhe bekimi i popullit të Kosovës nuk harrohen”, ka thënë ai.

Në Vatikan sot është mbajtur ceremoni historike për shenjtërimin e dy Papëve, Papa Gjonit XXIII si dhe Papa Gjon Palit II. Sheshi “San Pietro”.

Ndryshe, Vatikani ende nuk e ka njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat