Banorët e fshatrave shqiptare ne brezin kuifitar Serbi-Kosvë ( Tërpeze, Çarr dhe Mucibabë) jo larg Bujanocit, Podujevës dhe Preshevës jetojne në ankth për shkak prezencës se madhe të xhandarmerisë serbe. Ky shqetësim i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, në brezin kufitar me Kosovën eshte shtuar edhe me ketyre ditëve me kthimin e xhandermerisë serbe me pretekst për “t’i mbrojtur serbët”, njofton agjencia e lajmeve „Presheva jonë“.
Kthimin e ushtrisë dhe xhandarmerisë serb ne këto zona te”bnauar me shqiptarë ne kufi me Kosovën (Tërpeze) jo larg Podujevës dhe Kurshumlisësi dhe ne zonat e Kardakut të Preshevës, arsyetojne me kërkesen e fshatarëve serbë, sepse “ata nuk ndihen të sgurt” dhe “paskan frikë nga shqiptarët.”
Por analistët e Preshevës , afrimin e xhandarmerisë serbe ne brezin kufitar me Kosovës ( Tërpezë dhe Çarri ) e nderlidhin me krizën në Krimea dhe acarimin e situates në Ukrainë. Burimet e „Presheva jonë“ mësojnë se ketu bëhet fjalë për kthimin e me shume se 5o0 forca serbe në keto zona.
Afrimin e forcave serbe ne kufi me Kosovën e ka deshmuar edhe shtypi serbe te cilat dje dhe sot kane dalur ne faqet e para me tituj se « Kthehet xhandarmëria serbe në kufi me Kosovën” (“Povratak Žandarmerije na granicu sa Kosovom“)
“Xhandarët u kthye në bazë vetëm pesë ditë pas tërheqjes, megjithatë, banorët e fshatrave malore ende jetojnë me roje. Pas tërheqjes së xhandarmërisë serbe nga keto zona kufitare Kosovë-Serbi shqiptarët kane shkrepur me armë breshëri me zjarri me automatik pranë shtëpive të fshatit…” kanë pohuar për mediat serbe fshataret serbë.
Vërshimin e xhandermerisë serbe në keto zona kufitare në Serbi të banaura me shqiptarë e kanë dënuar disa herë edhe atoritetet lokale dhe deputetët shqiptare nga Presheva dhe Bujanoca. Demilitarizmi i ketyre zonave të banuar kryesisht me shqiptare eshte njera nga shtate pikat, kerksat e përfaqësuesve shqiptar nga Lugina parashtruar qeverise serbe në Beograd nga takimi i i fundit i liderëve me kryeministrin Ivica Dacici.
Përfaqësuesit e Luginës dia here kanë kërkuar vazhdimisht edhe nga faktori nderkombëtar demilitarizmin e rajonit ku prania e madhe e forcave (ushtria, xhandermeria dhe polcia) serbe ne kto zona ka shqetësuar shqiptarët etnik të cilët kanë konsideruar se prania e tyre vec se eshte provokim eshte edhe shqetesuese dhe destabilizuese për rajonin.