Pacolli: Jakup, ti po rren

(E plotësuar) Pas akuzave të kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, drejtuar zv.kryeminstrit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, se ky i fundit e “kishte blerë pozitën e presidentit të vendit”, ka reaguar menjëherë Pacolli, duke thënë se pretendimet e Krasniqit janë shpifje.
Ai këto komente i bëri në rrjetin social Facebook.

“Sot nëpër mediet dhe portalet e Kosovës, po qarkullon lajmi se gjoja unë paskam dërguar dikënd, Jakup Krasniqit, ‘për t`ia blerë votën e tij’”, ka thënë Pacolli.

 

“Unë jam i detyruar të merrem me të për shkak të funksionit që ai aktualisht e mban, ngase me të personalisht nuk do të merresha, prejse e ka përbuzur sofrën time, në gusht të vitit 1999, në Lugano. E kuptoj nevojën që zoti Krasniqi ka, për më shumë promovim mediatik dhe sinqerisht, duke u nisur nga një logjikë e shëndoshë, nuk do t`ia vlente kurrsesi që unë të merresha me të”, ka shtuar Pacolli.

Në këtë kontekst ai ka vlerësuar se, Jakup Krasniqi ka bërë gabim të madh dhe shkelje nën betim, pasi që nuk e ka denoncuar këtë shpifje nëse ai e konsideron fakt.

“Do të ishte mirë, që organet kompetente të merren me këtë punë, ngase tingëllon e rëndë që një kryeparlamentar i një shteti të civilizuar të gënjen. Për hir të opinionit publik, me përgjegjësi morale dhe materiale, deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar favore nga Jakup Krasniqi dhe do të isha shumë i lumtur që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen”, ka potencuar Pacolli.

Madje, sipas tij, Jakup Krasniqi është i frustruar, për arsyet, që sipas tij, vetë ai i di.

“Sa më përket mua, unë i bëjë thirrje prokurorisë vendore dhe të Eulex-it, që ex-oficio të hapë hetime rreth deklaratës së Jakup Krasniqit. Nëse kjo mungon, unë do të ushtroj kallëzim penal ndaj Jakup Krasniqit”, ka shkruar Pacolli.

​------

Krasniqi: Behgjet trego si u bëre president

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga kolegu i tij i normale, Behgjet Pacolli që të tregojë se si ka arritur të bëhet president. Krasniqi ka dhënë detaje si është tentuar të korruptohet për ta votuar Pacollin për president.

Krasniqi ka treguar edhe për mospramin e tij si president, duke përmendur edhe dokumentet e Wikeliksit, ku thuhet se nuk është pranuar nga Ambasadori Dell dhe Piter Feith për shkak të “nacionalizmit” të theksuar.

“Por edhe disa vendorëve u kam penguar, bile nuk kanë pasur vullnet as të isha Kryetar i Kuvendit, mbase edhe e kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtareve për të më shkarkuar, por nuk e kishin sigurinë e 80 votave”, ka thënë ai.

Krasniqi ka treguar se Pacolli para se të zgjidhej President i Kosovës, ia ka dërguar një njeri të tij,atëherë mik i Krasniqit që ta korruptonte, të ia blinte votën.

“Unë i pata thënë ati mikut që erdhi te unë me porosinë e Behgjetit, po, por vetëm nëse ishte ai i gatshëm që para se t’i merrte parat ta lajmëronte Prokurorinë e EULEX-it. Një veprim të tillë miku im dhe i Behxhetit nuk e pranoi. E kuptova disi. Ketë çështje për n jë kohë e lash në harrës. Si dje ashtu dhe sot dyshoj shumë se Behxhet, ti e ke blerë postin e të parit të shtetit. Post që ka pasur degradime të shumta, gjatë një jete tepër të shkurtër të Republikës sonë. Si ia ke arritur ngritjes deri në President, ti e dinë më se miri. Nuk besoj se do ta kesh kurajë ta tregosh ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se Pacolli një kohë ishte shumë i pa kënaqur në Kryeministrin e Kosovës. Për të argumentuar këtë, Krasniqi ia ka përkujtuar Pacollit një bisedë të zhvilluar në përurimin e Aeroportit “Adem Jashari” në Sllatinë.

 

“Si pa pritur me pate thënë: “Si me ke lenë me ata kriminel”? Unë edhe pse nuk e prisja këtë, bile jo në aeroport, të thash: “Nuk me ke pyetur, vet i ke zgjedhur”. E pastaj me ke thënë: “Ne Kuvend po kërkoni të formoni Komision Hetimor për Amortizatorët. Asgjë, ke thënë, nuk janë Amortizatorët, sa është i thellë korrupsioni në ketë Aeroport që po e përurojmë sot”. Nuk e di pse më vonë keni ndryshuar mendim për Kryeministrin? Çka ka ndodhur në ndërkohë? Mos u kanë premtuar ndonjë gjë të madhe?”, ka thënë ai.

/indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat