Një serb nga Mitrovica, mbrëmë gjatë ngasjes së automjetit, nën ndikim të alkoolit, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur gjashtë automjete të tjera të cilat ishin të parkuara në dy anët e rrugës “Kral Petri” në veri të Mitrovicës. Veturat janë dëmtuar ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionon policor, por i njëjti nuk ka bashkëpunuar për ekzaminimin e alkootestit dhe i njëjti është liruar në shtëpi me kërkesë që të paraqitet sot në stacionin policor./Indeksonline/