Për 15 minuta 683 dënime me vdekje

Brenda 15 minutave një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 683 mbështetës të presidentit të rrëzuar. Midis tyre edhe kreun e Vëllazërisë Myslimane, BADIE. Të afërmit e të denuarve reaguan me dëshpërim.

Rreth 1,200 policë kanë siguruar rrugët përreth gjykatës. Gjykatësi i cili shqiptoi denimin nuk është pa polemika në Egjipt . Pas vetëm 15 minutash ai e shpalli aktgjykimin kundër të pandehurve të 683 ai i  dënoj me vdekje. Në mesin e të dënuarve është edhe kreu i Vëllazërisë Myslimane , Mohammed Badie .

" Të afërmit qanin dhe bërtisnin me zë të lartë " thotë një gazetar nga televizioni shtetëror egjiptian . " Ata vazhduan rrugën duke fyer policët dhe ushtarët përreth gjykatës. Shumë nga rrugët anësore vazhdojnë të jenë të bllokuara nga forcat e rendit."

Të pandehurit janë akuzuar se kanë sulmuar një stacion policie në Minya në gusht dhe kanë vrarë një polic. Dy policë të tjerë mezi mbijetuan të vetëm. Përveç kësaj , të dënuarit kishin vjedhur armë dhe të kishin liruar të burgosurit me forcë.

 

Zbatimi i vendimeve gjyqësore është diskutabil

Nuk ka gjasa se dënimet e shqiptuara do të zbatohen. Në pjesën e parë të gjyqit në fund të marsit pas më pak se dy orë procesimi ishin dënuar 529 të pandehur në vdekje. Vendimet e Marsit i ka zbutur gjyqtari paksa duke i kthyer në 37 Dënime me vdekje dhe 492 me burgim të përjetshëm. Më parë , ai kishte marrë këshilla nga myftiu i madh i Egjiptit.

"Myftiu i kishte rekomanduar madje që 82 të pandehur të i denoj me vdekje " citon për Media  Saaid nga Sindikatat e Bashkuara të Avokatëvenë Egjipt "Gjykatësi me 37 dënimet me vdekje është më i butë sesa rekomandimi i Myftiut opinioni i të cilit është vetëm këshillues. Kundër vendimeve të apelit mund të paraqitet Ankesë. Vëzhguesit pranojnë se procesi do ri - hapet në një gjykatë më të lartë.

 

Goditje ndaj Vëllazërisë Myslimane

Disa javë para trazirave në El Minya - gushtin e kaluar, qeveria e islamike Presidentit Mursi ishte rrëzuar. Në Minya më pas nga mbështetësit e Mursit u sulmuan stacioni policor dhe u vënë disa  kisha në zjarr.

 

Qeveria kalimtare dhe ushtarake në Egjipt i dha një grusht të fortë Vëllazërisë Myslimane. Që nga rënia e presidentit Mohammed Mursi, më shumë se 1,400 nga pasuesit e tij u vranë.Me Mijëra janë në burg. Dhe që nga ajo periudhë numri i sulmeve në stacionet e policisë dhe postblloqe të ushtrisë u rritë në mënyrë dramatike.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat