Pejë: Zhduket 9 vjeçari Fitim Hasani

Policia e Kosovës , Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor Pejë , me datë 26.04.2014, është informuar nga familjari ankues Burim Hasani, i cili ka deklaruar se Fitim Hasani i lindur më 13.09.2005 në Pejë, pasi që është larguar nga babai i tij rreth orës 16:00, më nuk ishte parë.

Njësite hetimore përkatëse në nivel lokal dhe atë rajonal, janë angazhuar menjëherë, duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe i njëjti është në kërkim e sipër .Lidhur me ketë rast është raportuar edhe Prokurori i shtetit. Më një plan të veçantë është bërë mobilizim i menjëhershëm i njësiteve policore në zonën e Pejës dhe atë të Klinës.

Po ashtu me kërkesë është angazhuar edhe Njësiti për kërkim shpëtim në kuadër të FSK-ës si dhe njësi tjera shtesë policore dhe të zjarrfikësve për ta kërkuar përgjatë shtrirjes së lumit ‘Lumbardhë’.

Ky kërkim ka vazhduar edhe sot me datë 28.04.2014.

Informacionet e fundit janë , që viktima ka lëvizur me një biçiklete bregut të lumit Lumbardhë , dhe biçikleta e tij është gjetur ne ketë lumë nga zhytësit e njësiteve të cekura. Kërkimi është duke vazhduar.

Policia kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, nëse kanë vërejtur të njëjtin , të informojnë në stacionin më të afërm policor apo në telefonin kujdestar 192. /Indeksonline/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat